TIRANE

I pyetur nga prokurorët e krimeve të rënda nëse është në gjendje të identifikojë personat me emrat Tani dhe Olti, që vetë ai ka deklaruar se janë nga Fushë Kruja, Alkond Bengasi, bashkëpunëtori i drejtësisë për grabitjen ne Rinas, thotë se mund t’i identifikojë ata.  Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, Bengasi bën një përshkrim të këtyre dy persove.


“Po unë jam në gjendje ti identifikoj këta persona nëse me paraqiten nga ana juaj. Olti është i moshës rreth 40 vjeç, me trup rreth 175 cm i gjatë, trup normal, me flokë sit ë verdha, me fytyrë te bardhë, me dialekt si nga Fushë Kruja. Olti mesa më ka thënë Klementi ka qenë në forcat komando që kanë qenë jashtë shtetit.


TANI është i moshës rreth 35 vjeç, me trup rreth 180-185 vm, trup normal pa bark, me flokë gështenjë të shkurtra, ai vishej zakonisht sportive. Sa herë e kam parë mbante të njëjtat veshje. Të dy këta shtetas qendronin të pa rruar, por jo më mjekër të madhe, për të dy këta shtetas kam dëgjuar se ishin besimtarë të fesë myslimane. Kujtoj që TANIN e kam parë njëherë në Elbasan sëbashku me Eldin të rrobaqepësia sëbashku. Kujtoj që ka qenë aksham dhe më ka marrë e ëma e Klementi e kam shkuar t’u jap ushqim qenve.”


(BalkanWeb)