TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar imazhet e “BalkanWeb” për grabitjen e thasëve me euro në aeroportin kombëtar duke i cilësuar pamje spektakolare të një vjedhje elektorale.

Berisha bën dhe ironi me ngjarjen kur thotë se grabitësit mund të kishin marrë të gjithë avionin.

“Pamje spektakolare nga vjedhja elektorale e mbi 10 milionë eurove duke i ngarkuar në avion. Në foto duket plaçkitësi me armë në dorë në rampën (shkallën) që ngjit valixhet dhe bagazhet në avion. Mire që nuk morën të gjithë avionin. E lanë për herën tjetër”, shkruan Berisha.

Berisha Fb
Berisha Fb

m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb