Në lidhje me supergrabitjen e Rinasit, ka reaguar sot edhe numri dy i qeverisë, Erjon Braçe. Ai vlerëson policinë dhe thotë se kanë gjithë mbështetjen e qeverisë, pasi dje janë përballur me një nga bandat më të rrezikshme, siç thotë Braçe.

Po sipas tij është eliminuar drejtuesi i bandës dhe janë identifikuar të gjithë grabitësit.

“Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit, burrat që u përballën dje me një nga bandat më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e saj. Burrat që po hetojnë intensivisht dhe që kanë identifikuar çdo grabitës të përfshirë, burrat që janë në territor dhe vazhdojnë ndjekjen”,- thotë Braçe në një status të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai shton: “Prioritet tani kapja e banditeve! Ndaj mbeshtetje per cdo oficer te policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere ne terren! Pas kesaj, padiskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport, masa te forta per cdokend!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb