TIRANË

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati e cilëson dështim të shtetit grabitjen e ndodhur në një nga vendet më të sigurta të Shqipërisë, aeroportin kombëtar të Rinasit.
Duke komentuar ngjarjen nga studio e News24 në rubrikën “Opinion” Murati tha se kjo është një ngjarje e përsëritur ndaj është dështim i shtetit dhe jo i privatit.

“Për mua është dështim i shteti. Edhe në qoftë se është përgjegjësi direkte e koncesionarit për mua është faji i shtetit sepse është e përsëritur. Edhe sot ajo derë ishte lidhur me një zinxhirë të hollë, domethënë edhe sot mund të vejë dikush. Nuk është e mençur nëse përpiqemi të bëjmë pingpong me përgjegjësinë. Nuk është dështim i privatit por i shtetit”, deklaroi Murati.
Ai tha se gjithashtu mungesa e informacionit ishte një pikë tjetër problematike e kësaj ngjarje duke iu referuar faktit se emri i grabitësit të vrarë erdhi nga mediat greke. “Kemi parë që për ngjarje të vogla, ka dialogë pafund, ndërsa për këtë ngjarje…Emri i viktimës ka dalë mbrëmë nga mediat greke”, tha Murati.

Ai foli dhe për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan Mattheë Palmer në Shqipëri dhe qëndrimin e tij pro qeverisë. Për Muratin PS do ecë drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe këto zgjedhje do të mbahen edhe pa opozitën.

“Kemi një qëndrim në unison të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pa opozitën kryesore. Me këtë mbështetje besoj se PS do ecë drejt në realizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën. nuk besoj se do të shtyhen, do të zhvillohen. Nuk mund të parashikoj çfarë do ndodhë por do realizohen”, u shpreh Murati.

Për sa i përket ngjarjes tjetër të fundit, krijimit të Vetëvendosjes në Shqipëri, Murati tha se është një lajm i mirë por se do jetë e vështirë për të kaluar në politikë.
“Krijimi i Vetëvendosjes në Shqipëri është lajm i mirë. Është një lëvizje e karakterit social. Mendoj se çdo mendim kundër ose ndryshe i njerëzve, intelektualëve, në skenën politiko-sociale në vend është e mirëpritur.
Do ta kenë shumë të vështirë sepse është e vështirë për të çarë mentalitetin konservator të votuesit, duke menduar se do kalojë nga një lëvizje në një parti. Duke parë individët që nuk i njoh personalisht por kam lexuar publicistikën e tyre, unë i uroj dhe i përshëndes”, tha Murati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb