Gjatë natës është gjetur një tjetër makinë e djegur në zonën e Tapizës, e cila dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 mln eurove në Aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se po hetohet nëse makina e gjetur ka lidhje me autorët e grabitjes.

Kjo është makina e tretë e djegur që nga pasditja e djeshme, por ende nuk është konfirmuar nëse kanë lidhje me autorët e grabitjes në Rinas.

Ndërkohë vijon puna intensive për prangosjen e autorëve  si dhe për zbardhjen e identitetit të viktimës, i cili bazuar nga të dhënat paraprake, ka ngjashmëri me Admir Muratajn, por kjo ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb