TIRANE

Gjykata e Krujës ka lënë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës në këtë qytet, ku u vodhën 110 milion lekë nga kasaforta.

Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Mark Cakën, Gazmir Sakën dhe Hysen Kica. Po ashtu në burg u lanë dhe Bujar Tafajn, Andi Rexhepi (Paturri) si dhe roja i postës Besnik Parruca, ndërsa në kërkim vijon te jete specialisti i sallës 28 vjeçari me iniciale S. T. pasi fshehu ngjarjen.

Ndaj 5 anëtareve te grupit qe kishin kryer edhe te tjera grabitje rëndojnë akuzat per veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” “Grabitje me dhune” e armëmbajtje pa leje” ndërsa roja akuzohet për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi.

Ne te gdhire të së hënës, 5 ditë me parë, ne bashkëpunim me njeri-tjetrin 5 personat grabiten 110 milionë lekë nga fondi i Postes që do përdoreshin për pagesat e pensionistëve në Krujë. Pas kontrolleve ne disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak të Laçit, policia gjeti një shumë e konsiderueshme parash, dhe dy makina të vjedhura, ku njeri u përdor nga për realizimin e grabitjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është pare autorët e dhunuan fizikisht rojën dhe e detyruan që të ngarkojë paratë e postës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb