Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, 7 prej të cilëve punonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i departamentit të sigurisë së një banke të niveli të dytë.



Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”. Këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke të nivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.


Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, në dt. 13.02.2015. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet procedurale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave.

Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:
1. Qirjako Tace
2. Robert Felah
3. Isuf Gjici
4. Artan Dervishi
5. Tomorr Hidri
6. Dritan Duka
7. Ilir Syla
8. Sajmir Nikoçi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: