Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën, ndërsa për 7 pjesëtarët e tjerë të trupit, u kërkua nga 19 vite burg. Bëhet fjalë për Eldi Calën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Lajmi është bere i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën në 9 prill të 2019, afro 5 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb