Një prej personave të dyshuar për grabitjen e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kosovë, u arrestua sot nga policia. Grabitja ndodhi shtatorin e 2023, ndërsa banka e grabitur ndodhej në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Policia e Kosovës arriti të arrestojë shtetasin Deniz Torbance, i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Policia i ka sekuestruar një armë zjarri, thika dhe disa fishekë.

Torbance pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim, në bazë të urdhërit të Gjykatës.

Lidhur me këtë grabitje, vitin e kaluar u arrestua edhe Nazmi Dushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb