TIRANE- Policia e Tiranës nisi sot një super operacion për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në dy blindat që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë që u finalizua me kapjen e 4 nga 6 grabitësve.

Mësohet se në aksionin e policisë merrnin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si edhe ato Renea, ndërsa operacioni u zhvillua nga ajri e toka dhe u përqëndruar në Vorë, Farkë e Prezë.

“BalkanWeb” publikoi i pari lajmin se policia e Tiranës po mbante të ndaluar prej tre ditësh një të ri nga Lushnja, si të dyshuar për grabitjen e parave të BKT-së. Ai është Fation Xhyliu, 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shoqërinë private të sigurisë “Rogat”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: