TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se grabitja e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit ka tronditur sigurinë kombëtare.

Teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve në News 24, Salianji pohoi se grabitësi, Admir Murataj, i cili u vra dje gjatë shkëmbimit të zjarrit sfidoi hapur policinë në vendin më të sigurt të Shqipërisë.

“Shqipëria është në një situatë traumatike. Kjo nuk është grabitje e thjeshtë. Si autorët kishin dijeni për orën fikse të nisjes së avionit. Unë e përgëzoj  nëse ishte polic ai që ekzekutoi grabitësin. Jam habitur se si shteti kishte vetëm një helikopter në patrullim, por them se ka një bashkëpunim dhe  s’mund të jetë vetëm paaftësi. Të gjitha grabitjet e mëparshme nuk kanë autorë. Frika mund të jetë se personi i vrarë në krim, i lihen të gjithë fajet. Murataj sfidoi Policinë e vendit më të sigurt. Ne jemi duke folur pasi ka ndodhur ngjarje, por puna e policisë duhet të ishte tek parandalimi. Grabitja në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare.

Në Shkodër janë 11 vrasje, 80 të zhdukur, por policia nuk i shpall të zhdukur. Gjithçka është zëvendësuar nga bandat dhe prandaj njerëzit ikin. Këto trembin edhe qytetarët këtu, jo më të huajt. Ministri i Brendshëm duhet të jepte dorëheqjen. Nuk kemi pare luftë të policisë ndaj krimit, por luftë ndaj qytetarëve. Së pari është vullneti politk. Qeveria ka futur drejtuesit për të folur me krimin, siç është rasti i Fierit. Rikthimi i të larguarve për shkak të politikës në polici. Duhen drejtues që mos të kenë lidhje me krimin.  Policia nuk duhet të angazhohet në suvatime që bëhen nëpër fshatra, por kundër krimit.

Në këtë sitëm gjithçka drejtohet nga Edi Rama. Sot kemi një sistem shtypës ndaj njerëzve e qytetarëve. Nuk di të them sepse kjo do një nivel ekspertize. Nuk besoj se është problemi i koncesionarit, nëse do të ishte problemi koncesionari, atëherë fajtore  është qeveria, sepse ajo kontrollohet”, theksoi ai.

Ai u ndal edhe tek vizita e ndihmës sekretari amerikan të shtetit, Palmer. Sipas Salianjit, vizita e tij ishte e programuar dhe në thelb nuk kishte asnjë surprizë.  Ish-deputeti foli edhe për protestën kombëtare të 13 prillit, për të cilën theksoi se do të ketë surpriza jo vetëm në orë, por edhe në pjesëmarrje.

“Ishte një vizitë e programuar më përpara. Nuk shoh asnjë surprizë, Nuk ishte në axhendën e tij kriza politike në Shqipëri. Mesazhet që vijnë nga partnerë ndërkombëtarë, ndërsa edhe ne kemi arsyet dhe argumentet që na kanë çuar në një akt të tillë. Palmer pranoi se në vend ka një krizë politike.  PD është parti politike që përgatitet gjithnjë për zgjedhjet. Protesta do të jenë një protestë më masivja e 8 protestave që kemi realizuar. Kemi surpriza.  Elementët e rinj e bëjnë që protesta do të jetë surprizuese. Kjo është një protestë shumë e rëndësishme. Besueshmëria e opozitës është gjithnjë në rritje”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: