TIRANË
Një tjetër person shoqërohet për grabitjen në Rinas më 9 prill të këtij, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.
Nuk dihet ende emri i personit të shoqëruar por mësohet se ai po merret në pyetje për grabitjen e parave pasi dyshohet se ndihmoi autorët në grabitjen e parave.
Grabitja ndodhi brenda aeroportit të Rinasit, teksa ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan por u përplasën me armë me policinë. Gjatë përlasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.
Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini. Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.