TIRANE
Pak pas grabitjes sot në aeroportin e Rinasit policia ka shoqëruar të paktën 40 persona. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në afërsi të vendit ku u gjet trupi i pajetë i grabitësit, është gjetur edhe një furgon plot me armatime.
Mes të shoqëruarve mësohet të ketë edhe nga security i aeroportit.
Kujtojmë që dhjetë milionë euro janë grabitur sot nën kërcënimin e armëve në Rinas. Grabitësit pak pasi kanë marrë paratë, janë larguar menjëherë nga aeroporti por në ikje janë shkëmbyer me forcat e policisë duke i sulmuar me granata e kallashnikov.
Policia është përgjigjur me zjarr dhe një prej grabitësve ka mbetur i vrarë. Sipas dëshmive të para mësohet se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
(BalkanWeb)