TIRANE- Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz tronditi jo vetëm Tiranën por mbarë vendin. Persona ende të paidentifikuar hynë në një dyqan të vogël, dhe tentuan që të grabisin shumën ditore por u përballën me dy pronarët, ku njëri prej tyre humbi jetën. Vrasja e Agim Bucit padyshim preku familjen, të afërmit por edhe qytetarë. Të tronditur nga ngjarja e rëndë, miqtë e viktimës, baba i 4 fëmijëve, një djali dhe tre vajzave, kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale.
“U prefsh në paqe, shpirti jot Agim Buci gjithmonë do jesh në zemrat tona. Sa e padrejtë që është jeta, Zoti i vraftë ata që të vranë ty daja dhe nipi im”, shkruan një e afërme e tij.
“Një fatkeqësi shumë e madhe, e pabesueshme! Agimi qoftë i Xhenetit, ju pastë lënë jetë e shëndet fëmijëve dhe familjes. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballur këtë humbje të madhe! Me mendje dhe zemër jemi me ju! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”, shkruan një tjetër.
(ed.me/BalkanWeb)