TIRANË

Të tjera detaje zbardhen për grabitjen e ndodhur sot rreth orës 15:30 në Rinas. Mësohet se autorët kanë qenë duke lëvizur me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi tatimor”. Ata i kanë dalë para makinës blind të parave dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda.

Një tjetër detaj që raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb” ka të bëjë me veshjen e autorëve. Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se ata kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

Me sa duket ka pasur shkëmbim zjarri dhe një person ka humbur jetën, por nuk dihet nëse është një prej autorëve apo shoqëruesit e parave.

Policia ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias dhe ka ngritur postblloqe të shumta. Po kështu dyshohet se autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb