Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat bëri me dije detaje të reja nga hetimet e policisë në lidhje me supergrabitjen në Rinas, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

Ndërsa Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se shuma e grabitur mund të jetë rreth 6 milion euro, gazetarja konfirmoi një fakt tjetër. Sipas saj nga hambari i avionit mesditen e 9 Prillit janë marrë 15 thasë me para, që i përkasin tre bankave të ndryshme të Nivelit të Dytë në Shqipëri.

Po ashtu ajo tha se policia është optimiste për identifikimin e grabitësve. Bezat konfirmoi dy persona po mbahen në përgjim nga policia në lidhje me ngjarjen, mes tyre edhe një ish-polic.

“Plani për të zhdukur gjurmët pas grabitjes, dështoi me vdekjen e njërit prej tyre. Brenda furgonit me mbishkrimin “hetimi tatimor” ka gjurmë gishtash dhe prova biologjike, kjo do ta ndihmojë policinë të shkojë në gjurmët e autorëve. Policia ka në përgjim dy persona, të dyshuar kryesor për ngjarjen. Policia ka dy emra, njëri prej tyre një ish polic me inicialet M.H. Dyshimet janë se ka pasur më shumë se 5 persona të përfshirë në këtë ngjarje”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb