TIRANË

Një prej grabitësve është viktima e grabitjes së sotme dhe shkëmbimit të zjarrit me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas informacioneve të para, policia ka gjetur trupin e pajetë të një prej grabitësve pranë Urës së Brarit në Tiranë.

Ndërkaq në Rinas kanë mbërritur edhe prokurorët Ndini Tavani dhe Kreshnik Ajazi.

Po kështu mësohet se policia ka gjetur një makinë duke u djegur në Urën e Brarit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb