Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për tre nga të arrestuarit e megagrabitjes në Rinas. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Renaldo Sulën, Saimir Çelën dhe Oltion Veselin.

Ata të tre, të ulur në kafazin e hekurt janë dëgjuar për më shumë se dy orë nga gjykata, e cila pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtjës, se nuk kishin lidhje me ngjarjen, i ka besuar provave të mbledhura nga grupi hetimor.

Një ditë më parë, gjykata la në burg edhe Alkond Bengasin, i riu që zbërtheu të gjithë grupin. Ishte pikërisht dëshmia e këtij të fundit që e çoi policinë në gjurmën e personave të përfshirë për ngjarjen. Deri më tani janë 5 të arrestuarit për grabitjen dhe Admir Murataj i vrarë.

Por ndërsa hetimet vijojnë flitet edhe për të paktën katër persona, mes tyre edhe një femër të përfshirë në ngjarje.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb