TIRANË

Pas supergrabitjes së 9 prillit të 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, një grup deputetësh të rinj i janë drejtuar sot me një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa kërkojnë interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

56986802 344733709505713 6673752078399045632 N
56986802 344733709505713 6673752078399045632 N

Në letrën e siguruara nga “BalkanWeb” shihen qartë emrat e deputetëve, të cilët kanë kërkuar në formë urgjente sqarime për grabitjen.

Ajo që bie në sy është fakti se për pos emrave të rinj, në listë janë deputeti nga radhët e LSI-së, Lefter Koka si dhe Myslim Murrizi nga Partia Demokratike, të cilët vepruan kundër vendimit të partive për djegien e mandateve. Kjo interpelancë do të parashtrohet nga deputeti  i LSI-së Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet  nga deputeti Myslim Murrizi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: