TIRANË

Pas ndalimit të katër personave, të cilët dyshohen si të implikuar në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Sipas shefit të qeverisë, ndalimi i tyre është një zhvillim inkurajues, i cili më pas do t’i hapë rrugë arrestimit të të gjithë personave të tjerë për ngjarjen e 9 Prillit.

Ai nuk harroi të shigjetonte edhe kritikët e Policisë së Shtetit, ndërsa pohon se sa më shumë baltë të hidhet drejt tyre,kjo e fundit duhet të japë përgjigjen duke rritur forcën e saj goditëse ndaj krimit.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit?Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse?”-thekson Rama.

Alkond Bengasi, Saimir Çela, Renaldo Sula nga Elbasani dhe Oltian Veseli nga Fushë Kruja, dyshohen si të përfshirë në ngjarje, fill pas së cilës gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, një eksponent i njohur i botës së krimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: