TIRANE

Pak pas grabitjes të së paktën 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, vjen edhe një reagim nga  Sekretari i Pergjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi nuk kursen ironinë ndaj Qeverisë aktuale dhe forcave të rendit, ndërsa shprehet se policia është e angazhuar kundër qytetarëve.

“Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara.

Është çështje prioriteti!  Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin.

Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet. “-shkruan ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb