VLORE

Një 69-vjecar është grabitur dhe dhunuar me mjete forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’ në Vlorë.

Grabitësit kanë marrë rreth 1 milionë lekë të vjetra dhe janë larguar me shpejtësi.

Në një rrëfim me gazetarin Enrik Mehmeti për “BalkanWeb”, nipi i të moshuarit ka treguar se si e gjeti gjyshin të gjakosur dhe e dërgoi në spital me ambulancë.

Si e gjete gjyshin?

Kur erdha gjeta derën të hapur dhe gjyshin të gjakosur. Më pas dola dhe mora ambulancën. Më pas vjen policia.

Banesa si ishte?

Ishte rrëmujë. I kishin hedhur të gjitha rrobat në shesh dhe kishin hapur çantat e lekëve. Kishin marrë 1 milion lekë.

Gjyshi në çfarë gjendje u gjet?

Në gjendje shumë të keqe. Ishte i gjakosur komplet.

Keni ndonjë dyshim?

Nuk e di.

Ekziston dyshimi se mund të ketë rrëshqitur vetë?

Nuk e besoj se ai ishte i ulur në divan. Është grabitje se mungonin dhe lekët.

Ju me gjyshin jetoni?

Po bashkë me gjyshin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: