Historia e një 25-vjeçari nga Fushë-Kruja u trajtua sot në emisionin “Me Zemer te hapur”. Pëllumb Paluka thotë se 2 vite më parë xhaxhai i tij ka bërë një denoncim të rremë ndaj tij në polici.

Sipas xhaxhait ai së bashku me një tjetër person me furgon të armatosur e kanë ndaluar dhe i kanë bërë presion duke e terrorizuar. 25-vjecari e konsideron shpifje dhe skandal këtë denoncim të sajuar. Në mbështetje të këtij versioni xhaxhai ka paraqitur në gjykatë edhe 2 dëshmitarë, të cilËt kanë ndryshuar dëshminë e tyre kur janë thirrur në gjykatë.

Pëllumbi thotë se nuk është gjetur asnjë provë kundër tij, por gjykata i ka dhënë detyrim paraqitje për 12 muaj, vendim të cilin e ka apeluar.

Pikërisht për këto akuza, nipi dhe xhaxhai u përballën në studio. Ndërsa 25-vjeçari tregonte versionin e tij për ngjarjen xhaxhai i tij telefonoi në studio duke e kundërshtuar.

HISTORIA

Xhaxhai Pjeter Paluka e ka denoncuar ne polici para 2 vitesh (ne 5 qershor 2017) sikur ai se bashku me nje fshatar tjeter me furgon i kane dale perpara me arme dhe i kane bere terror. Ate dite ai ka qene tek dajat dhe nuk ka qene fare atje. Kane shkuar ne vendngjarje 50 police kane kontrolluar per gezhoja armesh ose dicka tjeter, e kane shoqeruar ne komisariatin e policise e kane mbajtur per 6 ore atje me pas kane kotrolluar dhe shtepine dhe e kane lene te lire pa gjetur asnje prove e asnje gje kunder tij. Pas 3 muajsh e kane thirrur ne prokurori, xhaxhai kishte gjetur 2 deshmitare qe sikur e kishin pare Pellumbin ne vendgjarje me arme. Pellumbin e pyeten per ngjarjen, ka treguar ate qe dinte dhe nuk ka pranuar duke thene se denoncimi eshte i sajuar.

Nje grua 60 vjecare dhe nje djale kane dale si deshmitare (te 2 fshatare nga fshati ku jeton xhaxhai,) pasi familja e Pellumbit eshte shkeputur qe andej sepse i ka permbytur uji shtepine eshte e bere e pabanueshme. Deshmitaret kane dhene deklarata te rreme sikur e kane pare Pellumbin me arme qe ja ka drejtuar ketij nderkohe qe kjo eshte e pamundur ne ate vend ku thote ai se ka ndodhur ngjarja. Ceshtja kaloi ne gjykate, para séances xhaxhai shkon e takon dhe i thote si ta mbyllim kete pune. Pellumbi i tha qe te shkonin tek noteri dhe te bente nje deklarate ku te pranonte se kishte bere denoncim te rreme, “jo i ka thene ai se kam frike, por do ta bej sikur kemi patur nje keqkuptim te momentit jo sikur ke dale me arme te me kercenosh.”

E ben deklaraten tek noteri dhe vazhduan seancat gjyqesore. Deshmitaret dhane nje tjeter deshmi ne gjykate, as kam pare gje as nuk di gje por me ka mashtruar xhaxhai i Pellumbit me para. Deshmitaret kane dhene deshmi kontradiktore, djali thote se e kam pare nga shtepia shtepia e tij qe eshte 700 metra larg vendgjarjes dhe ka qene kjo gruaja Pashkja nderkohe ajo 60 vjecarja e kundershton qe i thote ku ke qene ti me mua, ne momentet kur jepte deshmi ai djali ka qene i burgosur per vjedhje. Gjykata s’ka marre asnje ekspert ne vendngjarje per te vertetuar informacionin e dhene. Gjykata e Shkalles se Pare Kruje e ka lene 12 muaj detyrim paraqitje, ka apeluar vendimin vjet ne Korrik dhe tani ende se kane thirrur thote ai Gjykata e Apelit. “As nuk kam ushtruar dhune ne familje, as e kam rrahur,” thote Pellumbi dhe s’mund ta pranoje kete vendim. I kane bere kontroll ne gjithcka qe nga duart trupi e deri tek banesa, asnje gje nuk i eshte gjetur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb