TIRANE

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka komentuar gjerë e gjatë grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka shkruan se shumë gjëra janë ende të pazgjidhura nga megagrabitja e ndodhur brenda një harku kohor mjaft të shkurtër, ndërsa hedh dyshime se i gjithë rasti mund të jetë një skenar. Ndër të tjera, Paloka shkruan se e gjitha grabitja ndodhi para zgjedhjeve, ndërsa thekson se paratë e vjedhura mund të përdoren për t’i blerë.

“Kush i vodhi 10 milion euro ?
A jane strukturat e qeverise pergjegjese vetem per paaftesi apo kemi te bejme me bashkepunim e madje dhe organizim direkt te grabitjes nga keto struktura ?

A eshte viktima , sic u nxitua te thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo nje i perdorur per shkak te reputacionit te tij ? A jane rastesi te gjitha ngjashmerite e kesaj grabitjeje me te tjerat te para ne kontekstin kohor dhe politik ?
Te gjitha keto pyetje dhe te tjera u hodhen dje ne media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
Sigurisht qe cenimi i Sigurise Kombetare ishte ceshtja e pare dhe kryesore qe duhej te ngrihej dhe u ngrit. Po reagimi i Rames ishte i tille qe te krijonte pershtypjen se ishte pregatitur : akuze per pergjegjesi ndaj koncesionarit ; shkarkim drejtorit te aviacionit civil ; futjen e ushtrise ne aeroport per te garantuar sigurine. E me kaq ceshtja mbyllet…
Kush ishte i shqetesuar per Sigurine Kombetare tani mund te jete i qete ; fajtoret u gjeten, u denuan dhe problemi i sigurise ne aeroport per ketej e mbrapa , u zgjidh. Te njejten gje deklaroi sot ne konference per mediat dhe ministrja e Rames , ish-drejtoreshe e sherbimit civil ne grabitjet e meparshme. “Ceshtja u zgjidh nje here e pergjithmone”- deklaroi ajo. Shume e thjeshte apo jo ?
Shtojme ketu dhe deklaratat e funksionareve te larte te shtetit e te policise se “ u vra koka e grabitesve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gje tjeter vecse te festojme…
Po 10 milion euro qe jane ende ne duart e “bandes se shpartalluar ?

Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastesive te cuditshme ne kete ngjarje te perseritur?
Edhe me profani e di se grabitje te tilla kane nevoje per bashkepuntore te shumte dhe koordinim te tyre; bashkepuntore ne banka, ne grupet e sigurise, ne aeroport, ne polici…Kush i koordinoi e organizoi te gjithe keta, apo viktima , sic u tha publikisht ?!
Si e percaktoi zevendesi i Rames aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandes kur jo vetem nuk ishte bere asnje hetim por sipas deklarates se policise as vete viktima nuk po arrihej te identifikohej se paskesh bere operacione plastike?!Po antaret e tjere te bandes kush jane? Se perderisa viktima evidentohet si kreu , duhet te dihet se kush jane te tjeret . Ata te tjeret qe nuk jane “truri“ por qe qenkan aq te zotet sa jane zhdukur me 10 milion euro pasi kane hedhur ne rruge te vrare “kreun” e tyre !!!
Si ka mundesi qe policia paska qene aq afer sa ka shkembyer zjarr me grabitesit e me pas keta jane zhdukur me gjithe para ?! E duhet te kemi parasysh qe behet fjale per thase me para.
Si ka mundesi qe nen zjarrin e policise, grabitesit paten kohe te djegin dhe makinat ( jo vetem nje) , te marrin ne krah thaset me euro e te zhduken pa lene gjurme ne nje zone aq te kufizuar e qe nuk te afron pothuajse fare kushte per tu fshehur ?!
Ne se perplasesh me policine, policia te eshte vene ne ndjekje e per me teper ka vrare nje pjestar te grupit , nuk te bie ndermend te marresh ne krah edhe thaset e parave , madje te djegesh dhe makinat perpara se te zhdukesh…
Me logjike te thjeshte i bie qe grabitesit nuk jane ndjekur nga policia.
Po shkembimi i zjarrit, viktima?
A mund te kene qene pjese e nje skenari te parapregatitur, nje skene e sajuar ?
A eshte viktima “kreu” dhe “truri” i bandes sic u tha publikisht pa u bere asnje hetim, apo eshte nje i perdorur ne skenarin e pregatitur nga te tjere, per shkak te precedenteve te tij?
A u vra ai rastesisht si pasoje e shkembimit te zjarrit me policine , apo u eliminua per te mos dal e verteta?
Troc; a jane strukturat e ketij shteti organizatore direkt te kesaj grabitjeje ?
Bashkepunimi me krimin i kesaj qeverie dhe “zotesia” per te sajuar skenare te perbashket eshte vertetuar me se nje here , madje duke kaluar dhe baballaret e tyre te Sigurimit te Shtetit.
Rasti i Fredi Alizotit , trafikantit qe u pregatit dhe u pagua si deshmitar i rreme ne nje skenar te organizuar nga kreret e policise se shtetit , sic eshte faktuar sot qartazi , eshte vetem rasti me i fundit i vertetuar i ketij bashkepunimi kriminal.
Po te shtojme ketu dhe precedentet e meparshem , te ketyre grabitjeve, qe ngjasojne ne cdo detaj por cfare eshte me e rendesishmja, ndodhin sidomos perpara zgjedhjeve qe pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund te flitet per rastesi. Shume “rastesi” te perseritura perbejne fenomen.
Nuk ka asnje cudi ne kete mes. Kjo qeveri e ky kryeminister e grabisin cdo dite kete vend e qytetaret e ketij vendi me forma e menyra te ndryshme. Grabitja ne aeroport eshte vetem njera prej ketyre formave.”-shkruan Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb