Pas një pezullimi prej dy javësh, ‘Austrian Airlines’ po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës. Zëdhënësja e ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber u përgjigj interesit të News24 përmes një e-maili ku tha se nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transporti kesh të parave. Megjithatë Gruber nuk dha një datë specifike.

“Pas grabitjes së avionit tonë 0S848 më datë 9 prill në aeroportin e Tiranës, Austrian Airlines pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente. Që nga grabitja jemi duke u marrë me situatën. Ne po planifikojmë të rifillojmë transportin e ngarkesave me vlerë, gjithsesi sot nuk mund t’u konfirmojmë një datë të caktuar. Në ditët në vijim do bëhet një inspektim i gjithë departamenteve. Vetëm pas këtij inspektimi do te marrim një vendim për te rifilluar transportin e vlerave”, u përgjigj Gruber.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb