Shoqata e Bankave ka reaguar për grabitjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku 5 persona kanë grabitur 10 milionë euro.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli tha se ngjarja është e rëndë, ndërsa shtoi se siguria në aeroport lë për të dëshiruar.

“Ngjarja është e rëndë. Ne si Shoqatë e Bankave dënojmë ngjarjen. Në përgjegjësinë time, faji është i aeroportit. Masat e sigurisë në aeroport lënë për të dëshiruar”, tha Spiro Brumbulli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb