TIRANË

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka nxjerrë një tjetër dyshim pas grabitjes së 10 milionë eurove dje brenda aeroportit të Rinasit.

Në një status në “Facebook”, pasi qeveria ia la përgjegjësinë e ngjarjes koncesionarit, Tabaku ngre pyetjen: “A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e radhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!”.

Ajo deklaron se ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij.

POSTIMI I TABAKUT
Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit t’ia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnjë mundim dhe 20 mln euro shtesë.

Në Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morën një aset strategjik kombëtar me koncesion. Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e radhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!

Gjithsesi, koncesionari është shqetësimi i fundit sepse në rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që terrorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat. Kriminelët janë të predispozuar të vjedhin dhe kryejnë akte të dhunshme kur qeveria bashkëpunon me krimin e organizuar dhe e konsideron atë Partner të Përhershëm Potencial (PPP). Krimi është trimëruar se sot krimi është në pushtet!
Shenim: Në foto pjesë nga udhëzimi i dt 05.03.2018

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb