Një djalë i ri 28 vjeç u arrestua nga policia amerikane, nën akuzat për grabitje dhe vrasje të një 17-vjeçari në qytetin ku jeton në Des Moines.

Mediat amerikane raportojnë se Javell D. Uilliams u arrestua të hënën dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë e grabitje të shkallës së parë.

Mbi të rëndon akuza e vrasjes ndaj adoleshentit 17-vjeçar Donzell Martin, tha policia e Des Moines. Në lidhje me rastin, priten arrestime të tjera. Martin, vdiq pasi u qëllua me armë zjarri. Vdekja e tij u konstatua në anën verilindore të qytetit, tha policia e Des Moines në një lajmërim.

Zyrtarët u përgjigjën raporteve të të shtëna të hedhura në bllokun 1700 të Rrugës së Lindjes së 12-të në orën 8:40 të mëngjesit, të dielën. Martin fillimisht ishte plagosur rëndë, kurse vdiq më vonë në spital. Martin është personi më i ri i vrarë me armë zjarri në Des Moines që nga qershori, kur 17-vjeçari Tyrese Parson u qëllua për vdekje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb