Në një bisedë me Eglën, Graciano ka folur për marrëdhënien me Argjirën. I pyetur nga Egla nëse ai ka gabuar dhe marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë, ai la të kuptohet se është e vërtetë që gjërat nuk po ecin siç duhet.
Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën:
“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë, pa dashje fillon e merr shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh edhe egoist pa dashje, por jo me qëllim, sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi edhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara,” -ka rrëfyer balerini.