TIRANE

Në një kohë kur testi i parë për gradën ‘Komisar’ u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se konkursi do të zhvillohet për 4 ditë me radhe, ndërsa në garë për këtë gradë janë 470 kandidatë. Po ashtu mësohet se ata do të jenë të ndarë në 4 grupe sipas drejtorive.

‘BalkanWeb’ ka mësuar gjithashtu se konkurrimi do të jetë elektronik dhe do të zhvillohet në kompjuter, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alternativa. Më pas kalkulimi i pyetjeve do të bëhet automatik dhe përgjigjja do të merret në moment.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: