TIRANË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifrat zyrtare të pjesëmarrjes në votime. Me një pjesëmarrje prej 21.6% të numrit total të votuesve, 771863 zgjedhës kanë votuar në zgjedhjet lokale të sotme ku në 31 bashki Partia Socialiste dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane nuk ka kandidatë përballë.
Zgjedhjet kanë shkuar përgjithësisht të qeta, megjithëse nga Partia Demokratike ka pasur denoncime të vazhdueshme për presione ndaj votuesve dhe protesta jashtë qendrave të votimit, ku janë vendosur vëshgues të opozitës.
TIRANË
Numrin më të madh të votuesve në rang vendi e ka Bashkia e Tiranës. Kanë votuar 171 390 zgjedhës ose 25.86%. Kandidatë janë Erion Veliaj dhe Arben Skënderaj.
MALËSI E MADHE
Malësia e Madhe numëron rreth 7600 votues ose 17.02%. Kandidatë janë Pjerin Spathari dhe Tonin Marinaj.
SHKODËR
Në Bashkinë e Shkodrës kanë votuar 15913 zgjedhës ose 9.67%. Vetëm Partia Socialiste ka kandidat dhe ai është Valdrin Pjetri.
VAU I DEJËS
Bashkia e Vaut të Dejës në qarkun e Shkodrës ka 5166 votues ose 13.33%. Mark Babani i PS është kandidati i vetëm.
PUKË
Në Pukë 3939 zgjedhës kanë ushtruar të drejtën e votës ose 32.65%. Gjon Gjonaj është kandidati i vetëm nga PS.
FUSHË ARRËZ
Në Fushë Arrëz kanë votuar 2602 zgjedhës ose 28.74%. Edhe në këtë bashki ka vetëm një kandidat dhe ai është Fran Tuci.
TROPOJË
Në Tropojë kanë votuar 3997 zgjedhës ose 18.27%. Në këtë bashki kandidojnë Edison Hasanaj dhe Rexhë Byberi.
HAS
Në bashkinë e Hasit kanë votuar 4343 zgjedhës ose 27.47%. Kandidati i vetëm është Liman Morina.
KUKËS
Në Kukës kanë votuar 11598 votues ose 26.15%. Kjo bashki ka dy kandidatë, Safet Gjicin dhe Abedin Oruçin.
LEZHË
Në Lezhë kanë votuar 15436 zgjedhës ose 8.93%. E diela e lezhjanëve si rrallëherë në zgjedhje ka qenë e qetë. Pjerin Ndreu, Salvador Kaçaj dhe Eduart Ndocaj janë kandidatët.
MIRDITË
Në Bashkinë e Mirditës kanë votuar 6200 zgjedhës ose 21.99%. Ndrec Dedaj dhe Gjon Ndoj janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
KURBIN
Në Kurbin kanë votuar 7909 zgjedhës ose 13.87%. Në këtë bashki kandidojnë Majlinda Cara e PS dhe Edmond Piroli.
MAT
Në Mat kanë votuar 8068 zgjedhës ose 27.31% dhe kandidati i vetëm është ish-komandanti në gardë Agron Malaj.
DIBËR
Në Dibër kanë votuar 16327 zgjedhës ose 28.75 %. Janë dy kandidatë në këtë bashki, Dionis Imeraj dhe Shkëlzen Qoka.
KLOS
Në Klos kanë votuar 5485 zgjedhës ose 35.17%, ndërsa kandidojnë Bedri Hoxha dhe Ilmi Hoxha.
BULQIZË
Në Bulqizë kanë votuar 7500 zgjedhës ose 25.41%. Ilir Balla dhe Lefter Alla janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
KRUJË
Në bashkinë e Krujës kanë votuar 16500 zgjedhës ose 26.47%. Kandidati i vetëm është Artur Bushi që kërkon mandatin e dytë.
DURRËS
Në Durrës kanë votuar 35062 zgjedhës ose 13.94%. Në këtë Bashki kandidon Valbona Sakollari dhe Valbona Sako.
SHIJAK
Në Bashkinë e Shijakut kanë votuar 6000 zgjedhës ose 16.87%. Arben Pohumi dhe Elton Arbana janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
VORË
Në Vorë kanë votuar 6120 zgjedhës ose 20.88%. I vetmi kandidat është Agim Kajmaku.
KAMËZ
Në bashkinë e Kamzës kanë votuar 10913 zgjedhës ose 10.95%. Kandidatë janë Rakip Suli dhe Ylber Gjeta.
KAVAJË
Në Kavajë kanë votuar 7784 zgjedhës ose 12.28%. Pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët. Kandidatë janë Bledar Sinella dhe Redjan Krali.
RROGOZHINË
Në Rrogozhinë kanë votuar 5260 zgjedhës ose 16.71%. Haxhi Memolla është kandidati i vetëm.
PEQIN
Në Peqin kanë votuar 5503 zgjedhës ose 18.48%. Kandidati i vetëm është Lorenc Tosku.
BELSH
Në Belsh kanë votuar 6510 zgjedhës ose 25.93%. Arif Tafani dhe Jashar Elezi janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
CËRRIK
Në Cërrik kanë votuar 7048 zgjedhës ose 19.19%. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.
ELBASAN
Në Bashkinë e Elbasanit kanë votuar 39234 zgjedhës ose 23.56%. Gledian Llatja është kandidati i vetëm.
GRAMSH
Në Gramsh kanë votuar 8947 zgjedhës ose 32.95%. Sabri Ibrahimi dhe Klodian Taçe jan dy kandidatët për kryetarë bashkie.
LIBRAZHD
Në Librazhd kanë votuar 12388 zgjedhës ose 37.52%. Në këtë bashki kandidon i vetëm Kastriot Gurra.
PËRRENJAS
Në Përrenjas kanë votuar 8100 zgjedhës ose 32.49%. Në këtë bashki kandidojnë Nuri Belba dhe Myslim Karriqi.
LUSHNJË
Në Lushnjë kanë votuar 27243 zgjedhës ose 26.35%. Kandidati i vetëm është Fatos Tushë.
DIVJAKË
Në Divjakë kanë votuar 13000 zgjedhës ose 30.67%. Fredi Kokoneshi është kandidati i vetëm.
FIER
Në Fier kanë votuar 41200 zgjedhës ose 25.38%. Kandidati i vetëm është Armando Subashi i PS.
PATOS
Në Patos kanë votuar 8804 zgjedhës ose 25.25%. Rajmonda Balilaj është kandidatja e vetme.
ROSKOVEC
Në Roskovec kanë votuar 7800 zgjedhës ose 31.18%. Majlinda Bufi është kandidatja e vetme për kryetare bashkie.
MALLAKASTËR
Në Mallakastër kanë votuar 6200 zgjedhës ose 19.66%. Qerim Ismailaj dhe Robert Brahaj janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
URA VAJGURORE
Në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 zgjedhës ose 19.18%. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.
KUÇOVË
Në Kuçovë kanë votuar 9880 zgjedhës ose 22.13%. Kandidati i vetëm është Kreshnik Hajdari.
BERAT
Në Berat kanë votuar 14000 zgjedhës ose 17.56%. Për kryetarë bashkie kandidojnë tre emra: Plarent Aleksi, Pavlo Shkarpa dhe Ervin Demo.
POLIÇAN
Në Poliçan kanë votuar 4750 zgjedhës ose 35.46%. Adriatik Zotkaj është kandidati i vetëm.
SKRAPAR
Në Skrapar kanë votuar 4522 zgjedhës ose 32.58%. Adriatik Mema është i vetmi kandidat.
POGRADEC
Në Pogradec kanë votuar 17655 zgjedhës ose 24.60%. Ilir Xhakolli është kandidati i vetëm.
MALIQ
Në Maliq kanë votuar 12005 zgjedhës ose 24.51%. Gëzim Topçiu i vetmi kandidat për kryetar bashkie.
PUSTEC
Në Pustec kanë votuar 2417 zgjedhës ose 55.44%. Pali Kolefski dhe Edmond Themelko janë dy kandidatët.
DEVOLL
Në Devoll kanë votuar 7724 zgjedhës ose 23.01%. Në këtë bashki janë 4 emra që garojnë për kryetarë bashkie, Eduard Duro, Fezi Shaholli, Ylli Cenkolli dhe Artur Porpollogu.
KORÇË
Në Korçë kanë votuar 21797 zgjedhës ose 20.02%. Leonard Olli dhe Sotiraq Filo janë dy kandidatët.
KOLONJE
Në Bashkinë e Kolonjës, kanë votuar 5005 zgjedhës ose 32.07%, në garë është vetëm përfaqësuesi i PD-së Erion Isai.
PERMET
Në Bashkinë e Përmetit kanë votuar gjithësej 4720 zgjedhës ose 28.99%, edhe në këtë Bashki në garë është kandidatja e PS-së Alma Hoxha.
KËLCYRË
Në Bashkinë e Këlcyrës kanë votuar gjithsej 2921 zgjedhës ose 30.54%, kandidat i vetëm, Klemend Ndoni.
MEMALIAJ
Në Bashkinë e Memaliajt, kanë votuar 4150 zgjedhës ose 9.01%, kandidat i vetëm në zgjedhje, Gjolek Guci.
TEPELENE
Në Bashkinë e Tepelenës kanë votuar 4646 zgjedhës ose 36.59%, garuan Tërmet Peci nga PS dhe Gëzim Malka, nga Bindja Demokratike.
GJIROKASTËR
Në bashkinë e Gjirokastrës, kanë votuar gjithsej 11339 zgjedhës ose 26.37%, kandidoi vetëm kandidati i PS, Flamur Golemi
LIBOHOVË
Në bashkinë e Libohovës votuan gjithsej 1369 zgjedhës ose 23.36%, Luiza Mandi nga PS-së ishte e vetmja kandidate.
DROPULL
Në bashkinë e Dropullit kanë votuar 2252 zgjedhës ose 11.26%, Dhimitraq Toli kandidat i vetëm nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.
VLORE
Në bashkinë e Vlorës, votuan gjithsej 31563 zgjedhës ose 19.50%, në garë ishin dy kandidatë, Dritan Leli nga PD dhe Valbona Mezini nga Bindja Demokratike.
SELENICË
Në bashkinë e Selenicës votuan gjithsej 6200 zgjedhës ose 23.22%. Garuan Pëllumb Binaj, nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Marildo Hodaj nga Bindja Demokratike.
HIMARE
Në bashkinë e Himarës votuan 4165 zgjedhës ose 18.31%, kandidonte i vetëm Jorgo Goro nga PS.
DELVINE
Në Bashkinë e Delvinës votuan gjithësej 3047 zgjedhës ose 20.56%, kandidonte e vetme Majlinda Qilimi nga PS.
SARANDË
Në Bashkinë e Sarandës votuan gjithsej 9261 zgjedhës ose 20.08%. Kandiduan Adrian Gurma nga Aleanca për Shqipërinë Europiane si edhe kandidati i pavarur Ilir Nikolla.
FINIQ
Në Bashkinë e Finiqit votuan gjithsej 4000 votues ose 13.09%, kandiduan Kristo Kico nga partia Mega si edhe Leonidha Hristo si kandidat i pavarur.
KONISPOL
Në Bashkinë e Konispolit votuan gjithsej 3486 votues ose 31.03, kandidat i vetëm ishte Shuaip Beqiri i PS
(BalkanWeb)