SHBA-Është albumi më i mirë i vitit dhe disku më i mirë rok ‘Morning Phase’ i Beck’. Eshtë ai ‘emri i madh’ i Grammy Awards 2015, edicioni i 57-të i Oscarve të muzikës amerikane, që u mbajt mbrëmë në Staples Center, ne Los Angeles.

Një fitore pak befasuese, sepse favorizuesja ishte Beyonce. Por talenti i Beck nuk është i vetmi, sepse edhe shoqëruesit e tij ishin shumë të mirë.

Pharren Williams, Beyonce janë artistët që morën në shtëpi më shumë awards, rreth tre te tillë me ‘Stay with me’, që është edhe kënga e vitit dhe ‘record of the year’ një çmim teknik për produksionin.

Albumi i Smith, ‘In the lonely hour’ ka marrë çmimin si albumi më i mire pop.

Një moment, së bashku me këngëtaren Katy Perry, në skenë është shfaqur presidenti Barak Obama, i cili ka kërkuar nga të pranishmit të ngrihen në këmbë në shenjë proteste kundër dhunës në familje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb