Në Grammy Awards 2019 mbreti i mbrëmjes ka qenë Childish Gambino me ‘This Is America’, i cili ka marrë pesë statuja, por ajo që ka hyrë në histori është pikërisht Cardi B, sepse është e para grua në histori që fiton çmim për një album Rap.

Padronia e shtëpisë Alicia Keys ka sjellë në skenë ‘motrat’ e saj: Lady Gaga, Jada Pinkett, Jennifer Lopez dhe Michelle Obama, që i ka befasuar të gjithë me prezencën e saj. Ish zonja e Parë e Amerikës ka folur për forcën e muzikës dhe është dëgjuar nga të gjithë.

‘Muzika më ka ndihmuar të tregoj historinë time, na ndihmon për tu hapur ndaj të tjerëve dhe na tregon që e gjitha kjo është e rëndësishme. Cdo histori dhe çdo zë, çdo notë dhe çdo këngë, na tregon që ajo është e rëndësishme’ tha Zonja Obama mes ovacioneve dhe duartrokitjeve.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb