Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka dhënë sot një mesazh me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u uroj gjithë fëmijëve të Shqipërisë një ditë dhe një jetë të lumtur e të gëzuar.  1 qershori është një ditë reflektimi për të gjithë: politikën, shoqërinë dhe median. Kjo ditë na rikujton se dija është shtegu kryesor drejt mirëqenies së fëmijëve dhe ne, klasa politike, institucionet, shkolla dhe familja duhet të punojmë pa u lodhur për shkollimin dhe edukimin e fëmijëve tanë.

Për fëmijët të ndërtojmë një ekonomi të fortë, shoqëri të drejtë dhe të bëjmë një politikë të sinqertë.  Të kujdesemi që të mbrojmë fëmijët nga varfëria,  rreziqet e pabarazisë si edhe nga kurthet e teknologjisë”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb