TIRANË

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka folur sërish për qëndrimin e Bashkimit Europian në raport me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në konferencën “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kreu i Parlamentit theksoi se perspektiva e Aleancës së Atlantikut të Veriut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian.


“Perspektiva e NATO-s për sigurinë sigurisht është shumë e qartë dhe më e avancuar ase ajo e BE. Kjo provohet nga fakti se mjaft vende të rajonit sot  janë anëtare të NATO-s por nuk kanë ende një perspektivë të qartë për BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  u refuzuan nga ky proces në mbledhjen e KE në 17 tetor. Dikur BE, kërkonte peticionet për të justifikuar dilemat e saj, sot burokratët duken më të kthjellët se vetë lidershipi i BE. Ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një perspektivë ende më të paqarta akoma. Kjo pozitë asimetrike mes integrimit në NATO dhe integrimit të BE jo vetëm vendet e rajoni në vetvete por gjithë sigurinë e Bashkimit Europian. Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE.”


Më tej Gramoz Ruçi tha se jo të gjitha vendet e Ballkanit kanë vizion perendimor si Shqipëria. Sipas tij, kjo qasje e bën më të dobët këtë rajon.


“Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian natyrshëm terren për të dyja fuqitë jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor, si Kina dhe Rusia. Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre.”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: