TIRANË

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë një takim me rektorët e 24 universiteteve publike dhe private tha se qeveria, por edhe institucioni që ai drejton kanë obligime për sistemin arsimor, por edhe ndaj studentëve shqiptarë.

Ai tha se financimet në fushën e kërkim-zhvillimit nuk kanë qenë  në nivelin e duhur, pavarësisht angazhimit të qeverisë këtë vit për të ndihmuar studentët përmes “Paktit për Universitetit”.

“Unë jam i vetëdijshëm se Kuvendi dhe qeveria i detyrohen shumë universitetit, por edhe studentëve. Financimet shkencore nuk janë përmbushur siç duhet për shkak të mungesës së burimeve financiare. Qeveria gjatë këtij viti ka treguar një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj universitetit. Unë i vlerësoi përpjekjet e universiteteve publike dhe jo publike, të cilët mbështesin studentët përmes bursave”-theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: