TIRANË

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi teksa mbajti fjalën para deputeteve në hapjen e sesionit të ri parlamentar, u ndal edhe tek prioritet dhe pikat kyçe ku do të bazohet institucioni që ai drejton.

Sipas tij, Kuvendi do të vijojë çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, por edhe përmirësimin e Reformës Zgjedhore. Ai ndërkohë theksoi se dora e maxhorancës ka qenë dhe është e shtrirë ndaj opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe asaj  që aktualisht vijon betejën jashtë mureve të Kuvendit.

“Prioritetet për këtë sesion janë çelja e negociatave, do përmbyllim  gjithashtu reformën zgjedhore, përfshirë këtu futjen edhe të rekomandimeve të OSBE /ODIHR. Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën nuk është një mëshirë, por harmonia e demokracisë. Mbrojtja e Kushtetutës është garancia e Kushtetutës nesër. Reforma në Drejtësi do të vijojë me formimin e institucioneve të reja, mbështetjen me burime njerëzore dhe financiare.  Kontrolli parlamentar do të forcohet parmes seancave dhe formave të tjera. Kontrolli i deputetëve me pyetje dhe përgjigje dhe publikimi i tyre në faqen e Kuvendit”-tha mes tjerash Ruçi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: