GRAMSH

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu rreth ores 22:00 të së premtes në fshatin Gribe të Gramshit. Kryeplaku i fshatit Tajar Veliu 54 vjeç ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur persona të paidentifikuar e kanë qëlluar me shumë se tre herë. Sipas të dhënave  paraprake dyshohet të jetë qëlluar me armë automatik.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se kryeplaku i fshatit Gribe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për pasojë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Gramshit ku i është dhënë ndihma e parë për t’u dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë që motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: