GRAMSH- Një makinë në Gramsh është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme dhe si pasojë mjeti ka pësuar dëmtime në disa pjesë të tij.

Sipas të dhënave të para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa makina tip “Benz” ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së një 55-vjeçar me iniciale  K.H.  Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të zjarrvënies.

“Në lagjen “Sporti”, ne mjetin tip “Benz”,   në pronësi të shtetasit K.H.,  55 vjeç, i cili ishte i  parkuar para banesës, ka rënë zjarr. Në momentin që mjeti  ka marrë flakë,  pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesërisht mjeti. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor,  dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për  veprime të mëtejshme për veprat penale,  “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”,  parashikuar nga  nenet 151 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb