Nga: SHKELZEN HENKOJA*GRAMSH-Mungesa e ilaçeve dhe mosfuksionimi i ashensorit janë disa prej problemeve që përballen të sëmurët në spitalin e Gramshit. Të shtruarit thonë se në spital mungojnë edhe serumet, ndërsa pacientët që janë të detyruar të lëvizin me karroca invalidësh, tërhiqen nëpër shkallë nga mjekë e familjarë.


Në spitalin e Gramshit prej tre muajsh ashensori është jashtë funksionit duke bërë që pacientët që janë të detyruar të lëvizin me karrocë invalidësh, të tërhiqen nëpër shkallë nga familjarët e tyre. Këto pamje që vijnë nga spitali i Gramshit dhe tregojnë atë që po ndodh me të sëmurët. Këtij të sëmuri i duhet të ngjisë 4 kate në këtë mënyrë, për të shkuar në katin e fundit aty ku ndodhet pavioni i patologjisë.

Por ky nuk është i vetmi hall për të sëmurët e shtruar në spitalin e Gramshit. Problem mbetet mungesa e ilaçeve. Disa prej të shtruarve thonë se fundjava e ka gjetur pa serume spitalin, dhe ata janë detyruar ta blejnë vetë. Po ashtu shumë ilaçe të tjera, ata i blejnë vetë, pasi spitali nuk jua siguron dot.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: