Shfaqja e humorit Apartamenti 2Xl në Vizion Plus, ka marrë tashmë një tjetër dimension dhe është zhvendosur në një ambient më të madh…në një hotel…ose më saktë, në një Grand Hotel 2XL! Producenti i show-ut Turjan Hyskaj, Drejtori Artistik Julian Deda (i cili është edhe aktori kryesor gjithashtu)si dhe kryeskenaristi Erand Sojli, kanë menduar qe të lënë pas eksperiencën e humorit të alternuar dhe tashmë kanë vendosur të sjellin një shfaqje të plotë, që për më shumë se një orë i jep artdashësit një zhanër tejet të munguar në vitet e fundit por gjithmonë të dashur për ta, komedinë!
Në shfaqjen e parë të formatit të ri, spektatorët u përballën me një valë humori dhe interpretimi të jashtëzakonshëm ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjithë këto kohë në varietenë shqiptare. Duket se Grand Hotel 2XL është rikthimi i shumëpritur tek një humor që të përfshin me kujdes dhe të bën të mendohesh në të njëjtën kohë sepse mu aty, në lobin e një hoteli, në barin e tij apo edhe dhoma…kryqëzohen çdo puntatë jetët e personazheve…që alias jemi pak nga pak edhe ne të gjithë!
Aty në lobin e një hoteli njerëzit ndajnë shqetësimet, mendimet, pështjellimet e tyre…aty ka pasion, ka dramë, ka përplasje e çdo aspekt i jetës njerëzore i ndërthurur në përditshmëri, dhe kur e gjitha kjo serviret me humor…arti është i garantur!
Sa për syrin e keq… në puntatën e pare, aktori Albano Bogdo i cili ka rolin e baristit të hotelit, për një moment harroi emrin e personazhit “Jusuf” (që luhet nga Julian Deda) që është sportelisti e iu drejtua atij me emrin real “O Julo”!…hahahaa…, ndodh kjo kur aktorëve të këtij show-u i duhet tashmë të mësojnë përmendësh çdo javë, jo pak, por të paktën 40 faqe format A4 tekst!…Për më shumë çdo të martë në orën 20:45, në Vizion Plus!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: