Futbollisti i Zvicrës, Granit Xhaka në përfundim të ndeshjes ka bërë një verim emocionues dhe historik.
Ai pas përfundimit të ndeshjes ka veshur fanellën e vëllait të tij Taulant Xhakës dhe ka përshëndetur tifozët kuq e zi.


“Shqipëria nëse luan si në pjesën e dytë ka shumë mundësi për tu kualifikuar, nga prania e tifozëve shqiptare u ndjeva si të isha në Tiranë” tha Xhaka për mediat shqiptare.


Ky veprim i Granit Xhakës ka marrë duartrokitjet e tifozëve shqiptar.


Ai më pas ka publikuar një foto me vëllain e tij në rrjetet sociale, të cilit i uron suksese në ndeshjet e ardhshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: