GJERMANI- Granit Xhaka vendos të ndryshojë statusin. Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, është fejuar sot në Gjermani me 22-vjeçaren Leonita e cila jeton në Ruhr të Gjermanisë.

Portali Blick kohë më parë publikoi një artikull mbi një vizitë në stadium që 22-vjeҫarja i bëri Granitit, ndërsa ai e pranoi se ajo është e dashura e tij. Madje, golin kundër Estonisë, Xhaka ia kushtoi pikërisht të fejuarës së tij.

Taulant Xhaka ka uruar vëllain për fejesën. ‘Një ditë e veçantë ishte sot për vëllaun tim..Urime vlla fejesa të uroj më të mirat e botës’- ka shkruar futbollisti i kombëtares shqiptare në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: