Valon Behrami është larguar në një formë që nuk pritej nga kombëtarja zvicerane. Mesfushori shqiptar ka pohuar se nuk ishte vendim i tij, por se është përjashtuar nga trajneri Vladimir Petkovic për asye politike nga persona që nuk kanë luajtur kurrë futboll.

Pas largimit të Behramit, ka reaguar edhe mesfushori tjetër shqiptar Granit Xhaka.
Xhaka e ka quajtur lojtarin e skuadrës italiane të Udineses, ikonë të përfaqësueses zvicerane.

“Valon gjithçka që mund të të them është faleminderit shumë. Je ikonë e vërtetë e ekipit tonë zviceran. Kemi shumë kujtime nga fusha, jemi bërë miq për jetë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: