Mesfushori me origjinë shqiptare i Leverkusen, Granit Xhaka është rënditur si lojtari i 16-të më i mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”. Xhaka, pas një viti fantastik bën një arritje të jashtëzakonshme, duke parakaluar lojtar të kalibrit të lartë.
Ai ka lënë mbrapa emra si Federico Valverde, Emiliano Martinez, Martin Odegaard, Hakan Calhanoglu, apo edhe Bukayo Saka
Xhaka në edicionin e kaluar ndihmoi skuadrën në fitimin e titullit kampion. Në kampionatin e kaluar, 32-vjeçari luajti 33 ndeshje dhe realizoi 3 gola.
(J.S/BalkanWeb)