Shpesh është etiketuar si tradhtar për shkak të zgjedhjes së tij. Performancat e tij në Evropë i kanë bërë krenarë shqiptarët, por ku ai vihet përballë kombëtare sonë ai sërish është përballë fishkëllimave dhe etiketimeve.

Vëllai i tij Taulanti ka zgjedhur për Shqipërinë, ndërsa Taulanti Zvicrën. Familja është e ndarë, por siç e ka pranuar edhe ai në shumë raste edhe zemra e tij. Ai kërkon të arrijë suksese me Zvicrën por që edhe Shqipëria të ecë përpara.

Në ndeshjen me Zvicrën presioni mbi të ishte shumë i madh. Përveç kombëtares së kombit të tij Xhaka kishte edhe vëllain e tij.

Respektin dhe dashurinë për bluzën kuqezi nuk e ka fshehur as në këtë ndeshje. Siç shihet edhe në video pak minuta para ndeshjes, teksa ishin në tunel Granit Xhaka ka takuar të gjithë lojtares e kombëtares së Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb