Dueli i Xhakave është mbyllur përsëri me fitoren e vëllait të vogël, Granitit. Gjithsesi kjo sipas mesfushorit të kombëtares shqiptare nuk ndikon aspak në marrdhëniet mes dy vëllezërve. Për të konfirmuar këtë Taulanti me anë të “facebook” ka postuar disa rreshta por edhe një video.

Në postimi ai shkruan: “Nuk ka rëndësi nëse fiton ai apo unë, nëse humbet ai ose unë humbas, ne jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë. Të dua shumë vëllai im”, është mesazhi i Taulant Xhakës shoqëruar me një video nga fundi i ndeshjes së mbrëmshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: