Green Cola është pija me e re joalkoolike në tregun shqiptar, ekskluzivitetin e së cilës e ka grupi Hysenbelliu. Green Cola është një pije freskuese për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga natyra.
Green Cola është pija freskuese joalkolike më e re në tregun shqipëtar për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga natyra.
Green cola ose e njohur ndryshe si “cola e gjelbër” është pija që i mungonte tregut ndërsa prezantimi i saj në shqipëri nga Hysenbelliu Group krijon një kategori të re të pijeve joalkolike të bazuara në përbërës natyralë ku faktori më i rëndësishëm në prodhimin e saj është përdorimi i ëmbëlssuesve natyrorë që rrjedhin nga bima e stevias.
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë pije joalkolike janë përbërësit e saj.
Me shije të veçantë, 0 sheqer, e ëmbëlsuar natyralisht me Stevia dhe me kafeinë natyrale nga kokrrat e kafesë së gjelbër Green Cool pritet të mbizotërojë në tregun e pijeve joalkolike në Shqipëri.
Ajo mund të konsumohet nga të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, madje është mundësia e vetme që diabetikët të shijojnë një pijë joalkolike dhe pa sheqer duke u kujdesur veçanërisht për shëndetin e tyre pasi ajo është një pije me kosto minimale kalorike pa sakrifikuar rezultatin e shijes.
Green Cola u zhvillua për herë të parë nga kompania Green Coola në vitin 2011 në Greqi dhe më pas u përhap në të gjithë tregun europian.
Rritja e popullaritetit të saj në Europë bëri që Hysenbelliu Grup tua ofrojë këtë pije të mrekullueshme të gjithë shqiptarëve.
Ajo vjen në tregun shqiptar në dy ambalizhime; në familjare 1.5 litër dhe kanaçe
Qëllimi i sjelljes së kësaj risie në tregun shqiptar është që të konsumatorët e saj të freskohen çdo ditë me pije joalkolike e krijuart nga përbërës natyralë me shije të shkëlqyeshme, për të frymëzuar gjeneratën e re të konsumatorëve. Green Cola u krijua si një pije e lehtë, e llojit cola për konsumatorët që duan një produkt me shije të vërtetë, me përbërës natyralë dhe kalori të ulët që konsiderohet nga krijuesit e saj si përpjekje për të gjetur “anën e gjelbër të pijeve joalkoolike”.
(Balkanweb)