Pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm OSBE-së, Thomas Greminger, ka postuar në twitter mbi takimin me kreun e shtetit.

“Në takimin me Presidentin e Shqipërisë, ne ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë çelësi për progresin dhe suksesin # AlbanianOSCE2020 Chair.”- shkruan Greminger në twitter.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Z.Thomas Greminger, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, për përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.

Gjithashtu në takim kreu i shtetit, Ilir Meta e informoi zyrtarin e OSBE për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi. Ndër të tjera Kreu i Shtetit i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb