ATHINË- Partia ekstremiste greke SYRIZA, kryeson sondazhet 10 ditë para zgjedhjeve. Një sondazh i ri i opinionit publik, i kryer nga kompania “Alco” për llogari të së përjavshmes satirike “To Pontiki”, konfirmon sërish partinë greke të ekstremit të majtë SYRIZA në krye të tij.

Në bazë të rezultateve të sondazhit, SYRIZA ka 31.2 përqind të preferencave kundrejt 27.8 për qind të partisë konservatore greke në pushtet “Demokracia e re”. Më pas vijnë “To Potami” me 5.1 përqind, “Agimi i artë” me 5 përqind, Partia Komuniste me katër për qind, “PASOK”-u me 3.6 përqind.
SYRIZA është forca kryesore politike opozitare greke dhe drejtohet nga Aleksis Cipras. Sondazhi u realizua me telefon në datat 11-13 janar dhe u pyetën 1 000 persona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb